Bruksel/ Lamallari takim me Komisionerin për Punët e Brendshme: Thellojmë bashkëpunimin për Policinë e Shtetit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian. Gjatë takimit, ministri Lamallari vlerësoi rezultatet domethënëse të arritura nga Shqipëria në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit policor, gjyqësor, menaxhimit të kufijve, luftës kundër drogës dhe azilit. Ai theksoi se këto arritje janë dëshmi e angazhimit konkret të institucioneve shqiptare për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në përputhje me standardet evropiane. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua progresit të Shqipërisë në kuadër të negociatave për Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga kapitujt kyç në procesin e...
Burimi:
sot.com.al