Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve
Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, thuhet se ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt të drejtpërdrejtë me prindërit e tij, mes përplasjesh të vazhdueshme brenda familjes së njohur. Sipas një raportimi të Daily Mail, shefi i kuzhinës 26-vjeçar dhe prindërit e tij kanë komunikuar për herë të fundit gjatë verës së kaluar, por vetëm përmes ekipeve të tyre ligjore. Burime pranë situatës kanë bërë të ditur se Brooklyn ka kërkuar shprehimisht që David dhe Victoria Beckham të mos e kontaktojnë drejtpërdrejt dhe të mos bëjnë deklarata publike për të në rrjetet sociale, duke insistuar që çdo komunikim të zhvillohet vetëm përmes avokatëve të tij. Ky vendim thuhet se erdhi pasi Brooklyn u ndje i fyer nga disa raportime mediatike që lidhnin marrëdhënien...