Braktisja e tre fëmijëve të mitur në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…
Blerina Basha bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ka siguruar dëshminë e 33-vjeçares, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare. Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamash të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria. “Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre. Në vitin 2025, ish-bashkëshorti...
Burimi:
top-channel.tv