Botërori 2026/ Hapen aplikimet për viza, Ambasada amerikane: Posedimi i biletave për ndeshjet, nuk është kusht

Botërori 2026/ Hapen aplikimet për viza, Ambasada amerikane: Posedimi i biletave për ndeshjet, nuk është kusht

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë tifozët që planifikojnë të ndjekin nga afër ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara që të nisin aplikimet për viza. Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi për vizë mund të bëhet në çdo kohë dhe nuk është i kushtëzuar me posedimin e biletës për Kupën e Botës. Procesi i shqyrtimit të aplikimeve zhvillohet në përputhje me legjislacionin amerikan dhe vizat lëshohen vetëm për aplikantët që plotësojnë kriteret ligjore në fuqi. “Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumente të duhura udhëtimi për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni SOT! Nuk keni pse të prisni derisa të keni blerë biletat e ndeshjes së Kupës...