Boshatiset burgu i Fushë-Krujës! Policia ‘blindon’ rrugët, 142 të dënuarit transferohen në Peqin e Durrës

Boshatiset burgu i Fushë-Krujës! Policia ‘blindon’ rrugët, 142 të dënuarit transferohen në Peqin e Durrës

PAMJE NGA NGJARJA FUSHË-KRUJË-Burgu i Fushë-Krujës është boshatisur mëngjesin e kësaj të shtune dhe rreth 150 të burgosur, që vuajnë dënimin në këtë burg janë transferuar në institucione të tjera në vend. Mësohet se 85 të burgosur po transferohen për në IEVP Peqin dhe e 57 të burgosurve për në IEVP Durrës. Transferimi vjen për shkak të rikunstruksioneve që do të kryhen në burgun e Fushë Krujës. Autoritetet bëjnë me dije se ndër të transferuarit nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë dhe shumica e tyre janë dënuar për krime të thjeshta apo banale.