Borëpastruesja ‘përfshin’ 3 makina në Rrugën e Arbrit/ Përplasje e fortë, një person përfundon në spital

Borëpastruesja ‘përfshin’ 3 makina në Rrugën e Arbrit/ Përplasje e fortë, një person përfundon në spital

Një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.