Borë dhe argëtim në Gjinar, turistët ‘pushtojnë’ majën e Bukanikut
Qindra turistë kanë zgjedhur sot të shijojnë dëborën në Gjinar të Elbasanit. Në temperatura të ulëta, vizitorët u shfaqën duke vrapuar dhe argëtuar në borën e freskët në majën e Bukanikut, duke krijuar një pamje të mahnitshme dimërore. Ndërkohë, banorët dhe vizitorët këshillohen për kujdes gjatë lëvizjeve në terren të rrëshqitshëm. Përmbytjet që goditën vendin tonë duket se i kanë lënë vendin reshjeve të dëborës, të cilat kanë zbardhur disa qytete dhe zona malore. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv