Borë dhe akull në Dibër, disa segmente thuajse të pakalueshme. Vijon puna për gjetjen e 30-vjeçarit të pajetë në lumin Mat

Borë dhe akull në Dibër, disa segmente thuajse të pakalueshme. Vijon puna për gjetjen e 30-vjeçarit të pajetë në lumin Mat

Edhe qarku i Dibrës është i përfshirë nga temperatura të ulëta, ku në disa zona regjistrohet vlera -15 gradë Celsius. Në Bashkinë Dibër, rruga rurale Peshkopi–Lurë është e pakalueshme nga bora, ndërsa Peshkopi–Selishtë kalohet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Vijojnë të jenë të bllokuara disa rrugë të brendshme në njësitë Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardh, Tomin dhe Lurë. Në Bashkinë Bulqizë, rruga që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri pranë terminalit mbetet e bllokuar nga uji dhe akulli, ndërsa janë të pakalueshme edhe rrugët në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh dhe pjesërisht Zerqan e Fushë Bulqizë. Në Bashkinë Klos, vijon operacioni për kërkimin e 30-vjeçarit të mbytur në lumin Mat. Në Bashkinë Mat, disa rrugë fshatrash në njësinë Macukull janë të...