Bora “mbulon” Elbasanin/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Gramshit, bllokohen disa fshatra

Bora “mbulon” Elbasanin/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Gramshit, bllokohen disa fshatra

Kushtet e motit gjatë natës së të enjtes kanë qenë relativisht të qeta në zonat malore të Bashkisë Elbasan, ku nuk raportohen bllokime nga dëbora, pavarësisht se në disa zona trashësia e saj ka kaluar 30 centimetra. Strukturat përgjegjëse kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen hapur të akseve rrugore. Ndërkohë, problematika janë evidentuar në disa zona të Bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike. Ekipet janë në terren për rikthimin e furnizimit, ndërsa situata mbetet nën monitorim. Në territorin e Bashkisë Elbasan, aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë dhe Funar. Akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Gracen janë të kalueshme normalisht pa zinxhirë dhe pa probleme me...