Bora mbulon aksin Qukës–Qafë Plloçë, qarkullimi vazhdon të jetë i bllokuar

Bora mbulon aksin Qukës–Qafë Plloçë, qarkullimi vazhdon të jetë i bllokuar

Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar plotësisht aksin Qukës–Qafë Plloçë, duke vështirësuar qarkullimin për automjetet dhe këmbësorët. Ekipet e emergjencës dhe kontraktorët me mjete të specializuara ndodhen në terren për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e lëvizjes së sigurt. Pamjet nga zona tregojnë trashësinë e borës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme derisa situata të normalizohet.