Bora dhe ngricat rrisin aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Përgjegjësia s’është vetëm e shoferëve, të kriposen rrugët

Bora dhe ngricat rrisin aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Përgjegjësia s’është vetëm e shoferëve, të kriposen rrugët

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh shqetësim për situatën në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rritje të aksidenteve rrugore. Sipas shoqatës, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, pasi mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen, sinjalistikën dhe menaxhimin e rrezikut. Shoqata thekson se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve kanë qenë të vonuara ose të pamjaftueshme, duke rritur rrezikun për qytetarët dhe mjetet. Shoqata e Siguruesve shprehet e gatshme për bashkëpunim institucional për të ndërtuar praktika të qarta për menaxhimin e riskut rrugor gjatë motit të keq, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit të sistemit të sigurimeve. Njoftimi...