Bomba në SPAK/ Artan Hoxha dorëzon audio-përgjimin origjinal të 21 janarit

Bomba në SPAK/ Artan Hoxha dorëzon audio-përgjimin origjinal të 21 janarit

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai është paraqitur pranë Prokurorisë, për të dorëzuar audio-përgjimin origjinal të 21 Janarit, protestën ku u vranë katër persona. Pasi doli nga SPAK, ai dha një prononcim për mediat ku u shpreh se materiali i dorëzuar sot është kaseta origjinale e regjistruar në audio ku dëgjohen qartësisht urdhrat që janë dhënë nga komandanti i Gardës, para gjatë dhe pas momentit kur ndodhën vrasjet në 21 janar. Më tej ai shton se sipas audio regjistrimit, ‘vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me urdhër’. “Ka qenë një deklarim i gjatë në lidhje me procedimin që ka hapur SPAK.  Unë pata paraqitur një kasetë, dhashë edhe deklarimet për ngjarjet konkrete. Në vijim...