Bojkotuan rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

Bojkotuan rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës kundër Iranit, ku opozita bojkotoi. Në një postim në Facebook, Berisha deklaroi se, Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve mike të Shqipërisë dhe ju shpreh atyre solidaritetin e saj të plotë. Ai theksoi se, Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit...