Bodo/Glimt turpëron Interin, zikaltrit eliminohen nga Champions League

Bodo/Glimt turpëron Interin, zikaltrit eliminohen nga Champions League

Eliminim i rëndë për Inter në Champions League. Skuadra zikaltër nuk arriti të përmbysë humbjen 3-1 të ndeshjes së parë në Norvegji dhe u mposht edhe në sfidën e kthimit nga Bodø/Glimt, që fitoi 2-1 dhe siguroi një kualifikim historik për në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me njërën mes Manchester City dhe Sporting. Formacioni i drejtuar nga Cristian Chivu krijoi shumë pak raste. Vetëm disa tentativa me kokë nga Sebastiano Esposito, Davide Frattesi dhe Alessandro Bastoni shqetësuan portën kundërshtare, por pa rezultat. Rënia e vërtetë erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 58-të, një gabim i rëndë në prapavijë nga Manuel Akanji i dha mundësi norvegjezëve të sulmonin. Yann Sommer arriti të presë goditjen e parë, por nuk mundi të ndalë...