Boçi: Kjo nuk është kryeministria e shtetit, por kuplaraja e pushtetit dhe ne duhet ta shembim

Boçi: Kjo nuk është kryeministria e shtetit, por kuplaraja e pushtetit dhe ne duhet ta shembim

Në një fjalim para protestuesve të mbledhur, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “kllounin modern” dhe “hajdutin e 14 miliardë eurove”. Sipas Boçit, protesta nuk ishte një “spektakël politik”, por një thirrje e ardhur nga “dinjiteti, rezistenca, ndërgjegja qytetare dhe etja për të vërtetën”. Duke iu drejtuar turmës me godinën e kryeministrisë në sfond, ai deklaroi se ajo nuk ishte selia e shtetit, por “kuplaraja e pushtetit” dhe “vendi i hajnisë”. “Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik, as për t’u ngopur ndërvedi me fjalime mbresëlënëse. Nuk jemi mbledhur as për t’u numëruar nga dronët e mediave vampire të Edi Ramës, të cilat i kemi pasur sipër kokës dhe i kemi...