Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën Kombëtare të Partisë Demokratike, theksoi se liria fitohet me guxim dhe kurajë. Blushi u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, teksa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë. Blushi tha ndër të tjera para mbështetësve opozitarë, se opozita duhet ti prijë sakrificës së çdo qytetari. “Mirëmbrëma, motra dhe vëllezër! Të dashur qytetarë! Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë! Kur e ndajmë mendjen të veprojmë dhe të mos pranojmë kurrën e kurrës vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën, si normalitet. Liria fitohet vetëm me guxim, me kurajë dhe përballje.Guximin dhe zemërimin tuaj nuk...