Blushi thërret qytetarët: Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit
Pak orë para protestës së thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi nga foltorja e kësaj partie deklaroi se sot është dita e revoltës dhe zemërimit, ku sipas tij, “Narko-regjimi” do shkërmoqet nën këmbët e sovranit. DEKLARATA E BLUSHIT Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narko-regjimit. Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi. 24 Janari nuk është thjesht një datë në kalendar. Është një moment historik. Është pika e kthesës në përpjekjen e përbashkët popullore për të përmbysur Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin, institucionet...
Burimi:
gijotina.com