Blushi në Kuvend: Meta po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në izolim
Deputeti i PL, Tedi Blushi në interpelancën e kërkuar me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka kërkuar sqarime për moszbatimin e raportit të Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e ish-presidentit, Ilir Meta gjatë qëndrimit në paraburgim. “Ju kam thirrur për të dhënë llogari për një krim shtetëror të kryer me vetëdije dhe me qëllim të qartë politik, atë të degradimit sistematik të sistemit penitenciar nga një institucion rehabilitimi nën përgjegjësinë tuaj; një makineri çnjerëzore, dhunë, frikë e terror institucional në një sistem të kalbur. Viktima nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe të burgosurit, të trajtuar në kushte poshtëruese dhe kafshërore, por edhe vetë gardianët, që i keni shndërruar në skllevër të një administrate kriminale që ju e keni ndërtuar e ushqyer. Nga njëra anë,...
Burimi:
kohajone.com