Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona

Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha gjatë interpelancës që kishte thirrur me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, se duhet të jepte llogari për kushtet çnjerëzore në të cilat mbahet presidenti i partisë, Ilir Meta, të cilit i janë ndaluar takimet dhe komunikimet. Gjithashtu ai kërkoi shpjegime pse nuk zbatoheshin rekomandimet e lëna nga Avokati i Popullit prej disa javësh. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij se rrëmbyen të maskuar dhe pa vendim gjykate kreun e partisë më 21 tetor 2024. Nga foltorja e Parlamentit ai deklaroi se kur Meta u rrëmbye në rrugë me urdhër të Ramës, Ergys Agasit dhe zbatim nga Ilir Proda dhe ish-ministri Ervin Hoxha, ende nuk kishte vendim gjykate, i cili doli vetëm dy orë më...