Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë
Kryeministri Edi Rama, i kthyer së fundmi në avokat mbrojtës për Belinda Ballukun, ka komentuar në një konferencë më gazetarët vendimin për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e kësaj të fundit. Sipas tij, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme nuk përmbushte asnjë kusht minimal që të merrej në konsideratë. Rama deklaroi se përpjekjet për ta lidhur refuzimin e kësaj kërkese me motive të tjera politike apo institucionale janë të pabazuara. “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur vetë të gjithë rrjedhën e ditës. Keni ndjekur edhe prononcimin tim, që dua ta përsëris, lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as...
Burimi:
gijotina.com