Bllokohet rruga në Sukth, forcat e ushtrisë në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar

Bllokohet rruga në Sukth, forcat e ushtrisë në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar

Aksi rrugor te kthesa e Perlatit në njësinë administrative Sukth vazhdon të jetë nën ujë. Dalja e lumit Erzen nga shtrati dhe mostërheqja e ujit kanë bllokuar rrugën duke izoluar banorët në zonë. Forcat e ushtrisë që ndodhen në terren po ndihmojnë banorët e bllokuar duke u siguruar transportin drejt zonave të sigurta. Top Channel