Bllokohet plotësisht aksi rrugor Librazhd-Pogradec: Ka rrëshqitje të rrugës, ura po rrëzohet!
ARRSH njofton urgjent se rruga Librazhd-Pogradec është bllokuar pa afat sepse po rrëshqet rruga. Po kështu Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se edhe ura kryesore e këtij aksi po rrëzohet, pasi themelet e saj po thërmohen. “Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 m, aktualisht është 29 m. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale. Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje...
Burimi:
kohajone.com