Bllokohet një sasi djathi në një baxho në Tiranë, AKU gjobit ‘KMY’-në për mungesë higjiene
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka evidentuar shkelje serioze të sigurisë ushqimore gjatë kontrolleve të fundit në Tiranë, duke ndërhyrë në dy subjekte të përpunimit të qumështit dhe mishit. Gjatë inspektimit në subjektin “Bonum” (baxho), u konstatuan kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, përfshirë prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientet e përpunimit. Si rezultat, AKU bllokoi aktivitetin dhe sekuestruan 328.7 kg djathë të bardhë dhie. Ndaj subjektit u vendos edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh. Kontrolle u ushtruan edhe në subjektin “KMY”, ku u evidentuan shkelje në procesin e përpunimit të mishit, konkretisht në mënyrën e shkrirjes së produkteve në një ambient ndihmës jashtë standardeve. Për këtë arsye, u bllokuan: 588 kg fileto pule “Super Frango” dhe 150 kg gjoks pule “Pechungon” Produktet janë marrë...
Burimi:
sot.com.al