Bllokohet juglindja! Shoferët devijojnë aksin Librazhd-Prrenjas, trafik edhe në rrugët e fshatrave
Pamje nga vendngjarja LIBRAZHD- Pas mbylljes së segmentit rrugor Librazhd-Prrenjas për shkak të shembjes së urës në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, trafiku në këtë zonë është rënduar ndjeshëm. Mësohet se qindra automjete kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në trafik, pasi mbyllja e rrugës u njoftua me vonesë. Për të shmangur vargun e gjatë të automjeteve, disa shoferë kanë vendosur të gjejnë vetë rrugë alternative. Devijimi më i përdorur nis nga qyteti i Librazhdit, përmes fshatit Spathar dhe më pas përgjatë rrugës Egnatia deri në fshatin Dardhë, për t’u kthyer më pas në segmentin kombëtar Hotolisht-Prrenjas. Megjithatë, për shkak se shumë qytetarë kanë përdorur këtë segment rrugor, trafiku është rënduar edhe aty. Situata në akset që lidhin juglindjen e vendit...
Burimi:
zeri.ai