Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti i aksit nacional Skrapar-Përmet, një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019 nga firma “Salillari”. Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit. Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional. gijotina.com/