Bllokohet aksi Librazhd–Prrenjas, radhë kilometrike makinash te “Arrat e Gurrës”

Bllokohet aksi Librazhd–Prrenjas, radhë kilometrike makinash te “Arrat e Gurrës”

Bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Prrenjas ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve që prej mëngjesit të kësaj të shtune. Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur sërish të udhëtojnë drejt juglindjes, duke mbetur të bllokuar në trafik pranë zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”. Në këtë segment është krijuar një kolonë kilometrike mjetesh, pasi qarkullimi është ndërprerë për arsye sigurie. Autoritetet vendosën mbylljen pa afat të rrugës, për shkak të rrëshqitjes së dherave që rrezikon stabilitetin e urës në këtë zonë. Kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, duke paralajmëruar se çdo tentativë për ta përdorur do të sjellë pritje të gjata dhe vështirësi në qarkullim. Në njoftimin zyrtar, ARRSH këshillon përdorimin e itinerarit...