Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, e pakalueshme edhe rruga që lidhet me fshatin Valare. Pezullohet procesi mësimor
Aksi kombëtar Gjirokastër–Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat. Në vendngjarje ndodhen punonjës të firmës mirëmbajtëse, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Gjithashtu, ka bllokim të rrugës Gjirokastër–Valarë në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë përdorimin e mjeteve të rënda për largimin e tyre. Për pasojë është pezulluar dhe procesi mësimor. Aktualisht reshjet e shiut kanë ulur intensitetin, ndërsa niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur 6.5 metra. Nga bashkitë e tjera të qarkut deri tani nuk raportohen situata emergjente. Top Channel