Bllokohen 3,100 pajisje elektronike, dyshohet për falsifikim dhe tregtim pa leje
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore të Tiranës dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3,130 pajisje elektronike të ndryshme, për shkak të dyshimit për falsifikim ose tregtim pa autorizim. Organet doganore po vijojnë procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar hyrjen dhe tregtimin e produkteve të falsifikuara në vend. Ky aksion tregon angazhimin e vazhdueshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të parandaluar çdo shkelje të ligjit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton se të gjitha strukturat e saj janë në gatishmëri për të bllokuar çdo tentativë abuzimi, duke vepruar me tolerancë zero ndaj individëve ose subjekteve që shkelin Kodin Doganor. Aksionet e fundit tregojnë qartë seriozitetin e autoriteteve...
Burimi:
kohajone.com