Bllokimi Librazhd-Qafë Thanë! Kreu i ARRSH: Fenomen natyror! Deputeti i PS: Të thuash që fajin e ka qeveria, është për të qeshur e qarë

Bllokimi Librazhd-Qafë Thanë! Kreu i ARRSH: Fenomen natyror! Deputeti i PS: Të thuash që fajin e ka qeveria, është për të qeshur e qarë

Ami Kozeli dhe Olsi Komiçi TIRANË-Aksi rrugor Librazhd-Qafë Thanë u 'paralizua' ditën e djeshme (1 shkurt) prej rreth 7 orësh, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali në zonën e njohur si "Kthesat e Dragostunjës". Shoferët në të dyja drejtimet e rrugës mbetën të bllokuar që prej orës 11:00 qarkullimi në këtë aks ka qenë totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh. Vetëm në orën 18:00 të mbrëmjes u hap njëra prej korsive. 7 orë bllokim por kush ishte aryeja?  Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli në një prononcim për mediat, u shpreh se shembja ndodhi për shkak të reshjeve të shiut. Sipas tij në atë zonë ndodhet një shpat që për shkak të reshjeve të shumta është i mbingopur me ujë dhe kjo...