Bllokimi Librazhd-Prrenjas, kamionistët e huaj kërkojnë ndihmë nga shteti
E ndërsa mjetet e vogla e deri tek furgonët kanë gjetur rrugë pa rrugë siç është shprehja për të kaluar pjesën e shembur në Dragostunjë të Librazhdit për të shkuar drejt Juglindjes apo anasjelltas drejt Tiranës, duket se këtë bllokim po e vuajnë më shumë shoferët e kamionëve që kanë mbetur totalisht të bllokuar. Parkingu i pikës doganore të Qafë Thanës është i tejmbushur si asnjëherë më parë me mbi 50 kamionë të tonazhit të rëndë nga shtete të ndryshme si Turqia, Maqedonia e veriut, Bullgaria dhe më gjerë të cilët janë të detyruar të presin, pasi nuk kanë mundësi tjetër për të kaluat drejt Tiranës apo Durrësit. Dy prej drejtuesve të kamionëve shtetas turq, nuk e fshehin situatën e vështirë në të cilën ndodhen,...
Burimi:
kohajone.com