Bllokimi i rrugës në Librazhd, devijon qarkullimin e mjeteve

Bllokimi i rrugës në Librazhd, devijon qarkullimin e mjeteve

Bllokimi i aksit rrugor në zonën e Librazhdit ka detyruar drejtuesit e mjeteve të devijojnë qarkullimin. Automjetet që udhëtojnë drejt kryeqytetit, si edhe ato nga Tirana në drejtim të Korçës, po përdorin aksin alternativ Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, për të vijuar lëvizjen. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të kushteve të vështira të qarkullimit dhe fluksit të shtuar në këtë aks.