Bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë, ARRSH: U krye shpërthim i…

Bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë, ARRSH: U krye shpërthim i…

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë sot është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit. Po ashtu në njoftim thuhet se rruga është bllokuar për 20 minuta dhe më pas qarkullimi ka vijuar normalisht. “Shpërthimi i planifikuar u realizua në orën 12:30, në prani të Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin dhe menaxhimin e qarkullimit të mjeteve. Duke qenë se trafiku në këtë periudhë është minimal, rruga u bllokua për rreth 20 minuta. Pas përfundimit të procesit dhe pastrimit të zonës, qarkullimi vijoi normalisht”, thuhet në njoftim. “Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë dhe synojnë rehabilitimin e rrugës...