Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, reagon Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare
Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Librazhd-Përrenjas prej pesë ditësh tashmë, dike e cilësuar situatën si goditjen më të rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Konfindustria kërkon që Qeveria dhe SPAK të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme dhe sa më të shpejta në kohë, pasi ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendor, në rast të moszgjidhjes së shpejtë të gjendjes, rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje kostosh me pasoja të rënda deri në falimentim. “Qytetarët do të drejtohen për furnizime me ushqime dhe karburant në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqi”, thonë ata. Më tej, Konfindustria thekson se goditja ekonomike- financiare është me pasoja edhe më të rënda, nëse vlerësohet, se rrezikohet në afatgjatë vetë pozicioni i Shqipërisë...
Burimi:
gijotina.com