Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar: Faktori kryesor i prishjes së rrugës, sasia e reshjeve
Në konferencën për mediat, Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar tha se një nga faktorët kryesorë të dëmtimit të rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, ishin sasia e reshjeve. Ai u shpreh se Shërbimi Gjeologjik do të kryejë të gjithë ekspertimin dhe analizat e nevojshme për t’i sugjeruar më pas autoriteteve një zgjidhje. “Sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme. Është një fenomen që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave, dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës. Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e...
Burimi:
top-channel.tv