Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët: Për hyrjet nga Maqedonia e Veriut do të…

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët: Për hyrjet nga Maqedonia e Veriut do të…

Në konferencën për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, njoftoi masat e marra pas bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas. Sipas tij, për të garantuar vijimësinë e tregtisë, mallrat po orientohen përmes pikave kufitare të Bllatës për hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Kakavijës për hyrjet nga Greqia, ndërsa është shtuar personeli për të përballuar fluksin. Për mallrat e bllokuara në Qafë-Thanë do të aplikohet regjimi i Transitit të Jashtëm (T1), që lejon devijimin drejt Bllatës me procedurë të përshpejtuar. Beja theksoi se Doganat janë angazhuar për të minimizuar ndikimin deri në normalizimin e qarkullimit. “Që në momentin e krijimit të situatës, strukturat doganore kanë trajtuar me prioritet shqetësimin e bizneseve dhe pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve. Për të shmangur pengesat...