Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ARRSH nis ndërhyrjet emergjente: Puna vijon me intenistet të lartë!

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ARRSH nis ndërhyrjet emergjente: Puna vijon me intenistet të lartë!

Punimet në vendin e quajtur “Arra e Gurrës” TIRANË- Në zonën e quajtur “Arra e Gurrës”, ku lëvizjet e terrenit kanë shkaktuar bllokimin e aksit Librazhd–Përrenjas, ARRSH ka nisur punën me intensitet për stabilizimin e zonës dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim. Përmes një njoftimit publik, ARRSH bën me dije se punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes. Po ashtu, po punohet edhe për spostimin e rrjedhës të lumit Shkumbin, me qëllim ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore. "Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen...