“Bllokime dhe vështirësi në qarkullim”/Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Strukturat tona janë në terren
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanës, për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare, pas vështirësive të krijuara nga bllokimi i qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, që për disa ditë ndikoi edhe në lëvizjen e mjeteve të transportit dhe veçanërisht të kamionëve. Gjatë vizitës në terren, mësohet se drejtori u njoh me situatën aktuale dhe masat e marra për menaxhimin e fluksit, ndërsa aktiviteti në pikën doganore po rikthehet gradualisht në normalitet me rifillimin e qarkullimit të rregullt të mjeteve. Në një prononcim gjatë inspektimit, Beja theksoi rëndësinë e rikthimit të normalitetit në këtë pikë të rëndësishme kufitare: “Pas situatës së krijuar nga bllokimi i rrugës dhe vështirësive që pati qarkullimi i mjeteve të...
Burimi:
sot.com.al