Bllokim total në juglindje! Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Pogradec! Kreu i ARRSH: Gjendja e përkeqësuar
ami kozeli-aksi Librazhd-Pogradec ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Hetimet kanë nisur kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës ku ka ndodhur rrëshqitja masive e tokës. Sipas burimeve, hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore, linjat elektrike e rrezikon më tej. Përmes një njoftimi publik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ky procedim penal është regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor. prokuroria elbasan Situata në...
Burimi:
zeri.ai