Blinte produkte dentare duke mashtruar furnitorët, pranga 27-vjeçarit në Tiranë, përfitoi 12 mijë euro

Blinte produkte dentare duke mashtruar furnitorët, pranga 27-vjeçarit në Tiranë, përfitoi 12 mijë euro

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi blinte produkte dentare, duke mashtruar furnitorët se ishte përfaqësues i një kompanie në këtë sektor. Përmes këtij mashtrimi, shtetasi me iniciale K.Sh., dyshohet se ka përvetësuar 12 mijë euro. Njoftimi: Blinte produkte dentare, duke mashtruar furnitorë, se ishte përfaqësues i një kompanie në këtë fushë (në të cilën kishte punuar më parë), arrestohet 27-vjeçari. Dokumentohet se nga shitja në klinika dentare, e produkteve të blera nëpërmjet mashtrimit, 27-vjeçari ka përfituar rreth 12 000 euro. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të përfaqësuesve të një kompanie dentare, se një shtetas i paautorizuar prej tyre, ish punonjës në këtë subjekt, vijonte të blinte dhe të shiste produkte në emër të kompanisë, specialistët e Seksionit për Hetimin...