Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje në Qarkun Lezhë. Sipas SPAK, të pandehurit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë akuzuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Hetimet kanë zbuluar se gjatë fushatës zgjedhore, tre të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë premtuar, ofruar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve në Bashkinë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të Partisë Socialiste. Sipas njoftimit zyrtar, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialeve të referuara nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale, përfshirë përgjime telefonike dhe vëzhgime,...
Burimi:
gijotina.com