Blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve 2023, GJKKO shpall vendimin për ish-kandidatin e PD-së dhe 4 të tjerët
Shkëlqim Hoxha TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për 5 të akuzuarit për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve 2023. Bëhet fjalë për Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha, ish-kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë. Me vendim të GJKKO-së, ish-kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, i akuzuar për "moskallëzim krimi", është dënuar u dënua me 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar që konvertohen në 60 ore pune në interes publik. Hoxha ka qenë në dijeni të veprimtarisë së paligjishme, por nuk e ka kallëzuar në organet kompetente. Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi, akuzohen për "Korrupsioni aktiv në zgjedhje". GJKKO i ka dënuar me shërbim prove për një afat prej 2 vjetësh. Njoftimi i...
Burimi:
zeri.ai