Blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve 2023, GJKKO shpall vendimin për 5 të akuzuarit
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur sot vendimin për 5 të akuzuarit për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve 2023, konkretisht Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha. GJKKO ka dënuar me shërbim prove Limon Shala, Fatmir Thaçi, Engjell Cara dhe Florant Saraçi për një afat prej 2 vjetësh, ndërsa me 6 muaj shërbim prove Shkëlqim Hoxha. Njoftimi i plotë: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Limon Shala, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim burgim. – Në aplikim të nenit 406...
Burimi:
top-channel.tv