Blenë vota për PSD në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO dënon dy kushërinjtë

Blenë vota për PSD në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO dënon dy kushërinjtë

Gjykata e Posaçme ka dënuar dy kushërinjtë, Gazment dhe Kalosh Peposhi për blerjen e votave për Partinë Social Demokrate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gazment Peposhi u dënua me 1.9 vite burg dhe do të vuajë dënimin me 1.2 vite burg për shkak të gjykimit të shqyrtuar. Kalosh Peposhi u dënua me 1.7 vite burg dhe dënimi i zbriti në 1.1 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Kalosh Peposhi do të lirohet pasi e ka kryer dënimin me qëndrimin në paraburgim. Dy kushërinjtë Peposhi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë premtuar dhe dhënë para zgjedhësve në njësinë Administrative Ujmisht në Kukës në këmbim të votës për PSD-në e Tom Doshit. Sipas SPAK, ka pasur përgjime telefonike dhe vëzhgime që faktojnë se dy...