Blendi Klosi: PS ruan bërthamën elektorale dhe kthen riorganizimin në votë. PD vetëm dobësohet

Blendi Klosi: PS ruan bërthamën elektorale dhe kthen riorganizimin në votë. PD vetëm dobësohet

Është zhvilluar këtë të shtunë Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Blendi Klosi theksoi se PS është një parti që ruan bërthamën elektorale. Klosi gjatë fjalës së tij nënvizoi se Partia Socialiste ndër vite është forcuar dhe është rritur, ndërsa PD vetëm është tkurrur. “Mandati i katërt kërkon më shumë përgjegjësi. Një parti që fiton katër herë radhazi duhet të jetë më e fortë më e qartë dhe më kërkuese. Ky prezantim nis me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, me 53.3 % të votës kombëtare, me 83 mandate vijmë sot si forca qeverisëse. Rezultati kombëtar 2025, nuk është vetë rezultat matematikor por kontratë e rinovuar mes PS dhe shumicës...