Blendi Fevziu i kundërpërgjigjet kryeministrit Rama:  Unë jetën time e bëj si dua, nuk jap llogari Ramës!

Blendi Fevziu i kundërpërgjigjet kryeministrit Rama: Unë jetën time e bëj si dua, nuk jap llogari Ramës!

REAGIMI I BLENDI FEVZIUT: Për postimin e Edi Ramës… Kryeministri i Shqipërisë ishte shqetësuar nga një fragment i emisionit të djeshëm në Opinion, ku ministrat dhe drejtorët e tij sfilonin mes sipërfaqeve të përmbytura duke bërë muhabet me vete. Po po, me vete, duke u parë në sy, ndjekur nga një kameraman i ministrisë që ecte mbrapsht. Këto pamje të transmetuara live thuajse kudo, ishin për mua, jo vetëm një shëmtim moral, por edhe një lloj papërgjegjshmërie, që ministrave të sotëm i vjen nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar. Por s’do zgjatem në këtë pikë se meriton një shkrim më vete. Dhe javët e fundit kanë plot histori që mund të tregohen për këtë gjë… U çudita që me 1/3...