BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të fundvitit, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në ambientet e laboratorëve “Genius LAB”, në pronësi të biznesmenit Besnik Çullhaj, një emër i njohur si përfitues kryesor i tenderave të shëndetësisë gjatë pandemisë dhe i konsideruar prej vitesh ortak politik i ish-ministres Ogerta Manastirliu. Burime bëjnë me dije se ndërhyrja e BKH-së nuk ka qenë një veprim rutinë, por rezultat i grumbullimit të provave mbi mënyrën se si kompania “Genius shpk” ka përfituar qindra tendera publikë, kryesisht në periudhën e emergjencës së COVID-19, kur kontrolli institucional mbi procedurat ishte minimal ose thuajse i paralizuar. Sipas informacioneve, kontrollet kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm te drejtuesit e...