Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

Massimo Ferro, një sipërmarrës 54-vjeçar nga Camposampiero, vdiq më 22 dhjetor në Shqipëri, disa ditë pas një operacioni për rezeksion gastrik të kryer në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë. Autoritetet italiane, siç raporton Corriere del Veneto, kanë nisur një hetim për vdekjen e biznesmenit duke kërkuar një autopsi të dytë, pasi e para ka zbuluar një skandal të kryer nga spitali privat. Ata kanë vënë re se në trupin e Ferro-s është konstatuar mungesë e stomakut dhe një pjesë të zemrës, e cila ishte hequr gjatë ekzaminimit në Tiranë. Trupi ishte rimontuar duke përdorur lesh, një procedurë që tani konsiderohet e vjetëruar dhe jo në përputhje me standardet moderne të mjekësisë ligjore. Rezultatet e dy testeve do t’i nënshtrohen një krahasimi delikat, me qëllim...