BIRN: Udhëkryqi i Reformës Zgjedhore, mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Pas një ngërçi dymujor, palët politike u rikthyen në tryezën e reformës zgjedhore në mesin e muajit shkurt, me një kompromis dhe shumë mosbesim. Produkti i parë i dakordësuar është një ligj i veçantë për Financimin e Partive Politike – i prezantuar njëherazi si domosdoshmëri dhe detyrim i negociatave me Bashkimin Europian. Damian Gjiknuri, bashkëkryetari socialit i komisionit të reformës zgjedhore, e konsideron ligjin të rëndësishëm për demokratizimin dhe transparencën e partive politike. “Financimi i partive politike merr një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet transparencës, mirëpërdorimit dhe llogaridhënies së burimeve dhe shpenzimeve, krijohet shtrati për një parti më demokratike dhe që funksionon në bazë të rregullave,” tha ai për BIRN. Megjithatë, hartimi i ligjit të ri duket i pamjaftueshëm për të shëruar mosbesimin e partive...
Burimi:
sot.com.al