BIRN: Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

BIRN: Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

foto ilustruese Një sulm i ri kibernetik nga grupi i vetëquajtur “Homeland Justice” i lidhur me Iranin ka goditur infrastrukturën digjitale të Kuvendit të Shqipërisë, duke nxjerrë në pah cenueshmërinë e vazhdueshme të sistemeve digjitale shtetërore dhe dështimin e zbatimit të protokolleve bazë të sigurisë. Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u bënë të gjalla të martën në mëngjes. Në një skemë të njohur që fillon me një mesazh mbi paralajmërimet e bëra dhe se po “i afrohemi orës zero”, hakerat pretenduan se kishin sulmuar dhe marrë nën kontroll serverat e Kuvendit të Shqipërisë dhe zotëronin korrespondencën e deputetëve. Mesazhi i parë që përmbante një foto me një listë emailesh dhe hyrjen...