BIRN: Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

BIRN: Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

Drejtuesja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin një javë më parë për një rritje të formave dhe intensitetit të krimeve kibernetike ndaj të miturve në Shqipëri. “Spektri i formave të abuzimeve kibernetike shkon nga bullizmi deri te format më të rënda të abuzimit”, tha Bonjaku gjatë fjalës së saj në një takim të grupit të punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria – të organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. “Shantazhi nëpërmjet materialeve intime është një nga format më të dhunshme të krimit kibernetik”, shtoi ajo. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, rritja e krimeve kibernetike ndaj të miturve i ekspozon ata ndaj përvojave negative, që kanë efekte të thella dhe afatgjata në jetën e viktimave dhe...